Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se marrëveshja mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë për emigrantët është jofunksionale dhe e kritikoi sistemin juridik të Greqisë që realizon rezultate në deportimin e emigrantëve në Turqi.
Merkel, e cila sot përfundon vizitën dyditore të punës në Greqi, tha se ka biseduar me kryeministrin grek Aleksis Cipras për këto çështje.
Ajo para studentëve në një shkollë gjermane në Athinë theksoi se “marrëveshja për fat të keq, nuk funksionon sipas planit dhe për shkak të kësaj ekziston kjo situatë me presion të madh ndaj ishujve grek kur janë në pyetje emigrantët”.
Merkel shtoi se sistemi juridik grek është shumë i komplikuar dhe se “për ndonjë arsye kthimi i emigrantëve nuk funksionon”.
BE-ja dhe Turqia arritën marrëveshje për emigrantët në vitin 2016 pasi një vit më parë më shumë se një milionë emigrantë dhe refugjatë të Lindjes së Afërt dhe Afrikës arritën në brigjet greke.