Bruksel, 10 prill – Kancelarja gjermane Angela Merkel pret marrëveshje unanime të 27 vendeve anëtare të BE-së për kërkesën e Britanisë së Madhe për shtyrjen e Bregzitit.
“Duhet të pyesim se çka është në interes të bashkëpunimit të mirë dhe çfarë në interesin tonë, ndërsa ky është Bregzit i rregullt dhe i thjeshtë i BE-27”, tha Merkel, raporton KOHA.
Kancelarja gjermane duke ardhur nga samiti i jashtëzakonshëm i liderëve të BE-së tha se është me rëndësi të garantohet funksionaliteti i institucioneve të BE-së dhe se në rast të shtyrjes së Bregzitit me rëndësi është përgatitja e Britanisë së Madhe për pjesëmarrje në zgjedhjet evropiane.
Presidenti francez Emanuel Makron, megjithatë thotë se gjatë vendosjes për shtyrje të sërishme të Bregzitit me rëndësi është të mbrohet projekti dhe uniteti evropian, të merren përgjigje të qarta dhe të respektohet zgjedhja e popullit britanik
Makroni vlerësoi se në takimin e sotëm me kryeministren Tereza Mej, duhet definitivisht të sqarohen tre punë themelore: pse është kërkuar shtyrje më e gjatë, cili është projekti politik që e arsyeton këtë dhe cilat janë propozimet e qarta.(koha.mk)