Berlin, 1 tetor – Sikur askush nuk e kupton se sa e hollë është linja midis konfliktit ushtarak dhe zgjidhjes paqësore, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në Bundestag lidhur me tensionet në rritje në pjesën lindore të Mesdheut midis Turqisë dhe Greqisë dhe Turqisë dhe Qipros.
Para samitit të sotëm të BE-së me Turqinë, Merkel u përqendrua në politikat për shkeljen e të drejtave të njeriut në Turqi, por nuk e humbi rastin t’i japë mirënjohje Ankarasë zyrtare për “meritat spektakolare dhe të vërtetuara gjatë krizës së refugjatëve në të cilën janë katër milionë refugjatë, më shumë se vendet e tjera në botë”.
“Për çdo rast duhet t’i ridefinojmë marrëdhëniet me Turqinë dhe të insistojmë për bashkëpunim për të gjitha problemet e rëndësishme, të përbashkëta dhe çështjet e hapura”, theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel.