Kancelarja gjermane Angela Merkel duke i dhënë nderime ish kancelarit gjerman Helmut Kol, i cili vdiq dje në moshën 88-të vjeçare, theksoi se definitivisht ai e ka ndryshuar jetën e saj me rolin që e ka pasur në bashkimin e sërishëm të Gjermanisë. Presidenti i Gjermanisë Frank-Vatler Shtajnmaer deklaroi se ish kancelari gjerman Helmut Kol pati sukses në bashkimin e Gjermanisë dhe t’i mbajë marrëdhëniet e qeta me vendet fqinje.
“Ai pati sukses të arrijë unitete gjerman me dakordim të qetë dhe fillim të partneritetit me fqinjët tanë evropian. Ne jemi falënderues për këtë se Gjermania u konfirmua si komb evropian unik dhe se në këtë mënyrë u zgjodh ‘çështja gjermane’ “, theksoi Shtjanmaer. Zëdhënësi i Merkelit, Shtefan Zajbert, mbrëmë shprehi “keqardhje të thellë për shkak të gjermanit të madh dhe evropianit të madh”.
Njëkohësisht, rivali i Merkelit, Martin Shulc nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë theksoi se “edhe krahas dallimeve politike, Kol meriton nderim për shkak arritjeve të tij”. U prononcua edhe shefi i diplomacisë gjermane Zigman Gabriel.
“Kol ishte burrështetas i madh, politikan i madh gjerman, ndërsa para se gjithash evropian”, theksoi Gabriel. Ish kancleari gjerman Gerhard Shreder deklaroi se Kol, ka qenë patriot dhe se kontributi i tij historik meriton nderime.
Keqardhje të thellë për vdekjen e Kol shprehën edhe ish liderët dhe liderët aktual evropian dhe botëror si ish Mihail Gorbaçov, Vladimir Putin, Antoni Guteresh, Kristian Kern, Donald Tramp . Në moshën 87 vjeçare, mbrëmë në shtëpinë e tij në Ludvigshafen vdiq ish kancelari gjerman Helmut Kol.
Kol ishte kancelar i Gjermanisë nga viti 1982 deri në vitin 1998. Ai e ngriti nismën për bashkimin e të dy Gjermanisë be dhe ishte “fuqi lëvizëse” për vendosjen e valutës së përbashkët evropiane, duke i bindur gjermanët skeptik të heqin dorë nga marka. Kol ishe në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në karrocë invalidore nga viti 2008.