Merkel ka apeluar deri te deputetët t’i japin autorizime më të mëdha

32

Berlin, 16 prill – Kancelarja gjermane Angela Merkel ka apeluar sot që deputetët të miratojnë autorizime të reja të cilat do t’i mundësojnë  të vendosë restriksione të reja dhe orë policore në rajonet  ku ka  numër të madh të të infektuarve me koronavirus.

Ajo shtoi se shumica e gjermanëve janë për vendosje të masave më rigoroze.

“Vala e tretë e pandemisë na goditi fuqishëm”, theksoi Merkel, fjalimi i së cilës në Bundestag ishte ndërprerë nga deputetët e të djathtës Alternativa për Gjermaninë, të cilët janë kundër mbylljes.

Ajo u kthye te punonjësit shëndetësor, duke theksuar se  mezi po e përballojnë presionin.

“Punonjësit shëndetësor në kujdes intensiv dërgojnë thirrje për ndihmë, njëra pas tjetrës. Kush mund t’i injorojë lutjet e tyre?, pyeti kancelarja gjermane.