Berlin, 14 janar – Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot ju bëri thirrje fuqive botërore për të dielën në Samit në Berlin ku do të bisedohet për përpjekjet për arritjen e paqes në Libi, transmeton gazeta KOHA.
Merkel vendosi të jetë nikoqire e takimit pas konsultimeve me sekretarin gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.
Gjermania dërgoi apel deri tek kryeministri i qeverisë së Libisë në unitet ndërkombëtar, Fajez al Saraxh, me seli në Tripoli dhe deri tek gjenerali, Kalif Haftar, lider i Ushtrisë Kombëtare Rivale Libiane në takim më 19 janar.
Të ftuar janë edhe përfaqësues nga SHBA-ja, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, si dhe disa shtete afrikane dhe arabe.
Në Moskë mbrëmë me iniciativë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan u mbajt takim me përfaqësues të Libisë. Në takim morën pjesë edhe ministra të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të Rusisë dhe Turqisë.
Pas më shumë se tetë orë negociatash al Saraxh nënshkroi marrëveshje, ndërsa Haftar i la negociatat, duke mos e nënshkruar marrëveshjen dhe u kthye në Libi. Ai kërkoi edhe një ditë për të menduar rreth nënshkrimit të marrëveshjes.(koha.mk)