Berlin, 11 shtator – Kancelarja gjermane Angela Merkel sot deklaroi se vendi i saj duhet të shpenzojë para për luftën kundër ndryshimeve klimatike, por se ky është investim i mirë.
Duke iu drejtuar deputetëve gjatë debatit parlamentar për buxhetin vjetor Merkel theksoi se mbrojtja e klimës do të kushtojë por se këto para do të investohen për mirë.
“Nuk është opsion të mos bëhet asgjë”, theksoi kancelarja gjermane.
Qeveria gjermane debaton për masat të cilat kanë për qëllim gjatë dekadës së ardhshme ashpër të kufizohet emisionin i gazrave të dëmshëm me efekt të kopshtit të qelqtë.
Pritet Qeveria ta prezantojë pakon e masave më 20 shtator, para largimit të Merkelit në samitin klimatik të KB-së në Nju-Jork.