Berlin, 10 tetor – Gjermania së bashku me anëtaret tjera të BE-së, edhe mëtej do të tentojnë të bëjnë përpjekje për Bregzit me marrëveshje, deklaroi sot nga Ninbergu kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Të gjitha 27 vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian deri ditën e fundit do të luftojë për këtë Britania e Madhe të mos dalë në mënyrë jo të rregullt nga BE-ja”, ka thënë Merkeli në takimin me rastin e Ditës së sindikatave IG Metali.
Ajo potencoi se në rast të Bregzitit pa marrëveshje duhet të bëhet ky proces të jetë sa është e mundur më i pranueshëm për qytetarët, si dhe Britaninë e Madhe, ashtu edhe pjesën tjetër të BE–së.
Ditëve të fundit mediat britanike shkruajnë për atë se Merkeli gjatë bisedës telefonike me kryeministrin britanik Boris Xhonsosn i ka vendosur kushtet BE-së për kufijtë mes Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës të cilat, siç theksohet, janë “të papranueshëm për Britaninë e Madhe”. Qeveria gjermane i përgënjeshtron këto konfirmime.