Biarc, 26 gusht – Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se liderët e G7 kanë arritur hap të madh në angazhimet që të shmanget eskalimi i tensioneve me Iranin rreth programit të tij bërthamor.
“Të gjithë liderët e G7 jo vetëm se u pajtuan se Irani nuk duhet të posedojë armë bërthamore por edhe se për arritjen e këtij qëllimi negociatat janë mënyra e duhur”, potencoi Merkel, duke shtuar se SHBA-ja i ka përshëndetur bisedat evropiane me Iranin.
“Cili do të jetë rezultati, cilat mundësi do të hapen, nuk mund të themi sot. Por vullneti i fuqishëm për t’u biseduar tashmë paraqet hap të madh”, deklaroi Merkel pas takimit të liderëve të G7 në Biarc.
Ajo potencoi se në interes të të gjithëve është zgjidhja e qetë e përplasjeve, duke potencuar se një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë të arrihet.