Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje shteteve evropiane të zhvillojnë sisteme të reja për armatim, duke përfshirë aeroplanë luftarak dhe tanke.
“Në të ardhmen së bashku do të zhvillojmë sisteme mbrojtëse, duke përfshirë aeroplanë luftarak dhe tanke. Gjermania dhe Franca në atë mendim janë në vetë majën”, deklaroi Merkel gjatë fjalimit të saj tradicional javor drejtuar popullit, këtë herë me rastin e 64 vjetorit të themelimit të Bundesverit (armatës së Gjermanisë).
Sipas saj, trazira në Ukrainë dhe “aneksimi i Krimesë” sërish e aktualizuan çështjen e mbrojtjes dhe bashkëpunimin e aleatëve ushtarak, veçanërisht në NATO.
Merkel theksoi se siguria gjermane është e garantuar me ekzistimin e Bundesverit, sepse forcat e armatosura duhet të marrin resurse financiare të domosdoshme për zhvillimin e tyre.