“Merkel është pranë Shqipërisë”, Veliaj: Jemi më afër se kurrë për të hapur negociatat

Berlin, 16 shtator – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj teksa komentoi procesin e hapjes së negociatave tha se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka treguar se mbështet rrugën e Shqipërisë për të marrë një “po” në muajin tetor.

I pari i Tiranës, Erion Veliaj nga studioja e emisionit “Real Story” në News 24 tha sot se vendi ynë është shumë pranë hapjes së negociatave me familjen e madhe të Bashkimit Europian.

“Pse jemi sot më afër se kurrë për të hapur negociatat. Kaq  qorra janë ndërkombëtarët. Nëse do ishte kaq keq situata, ndërkombëtarët do të thoshin ta lëmë këtë vend të bëhet lesh e li. Merkeli po tregohet më afër se kurrë ndaj Shqipërisë në këtë hap final”-tha kryebashkiaku, Erion Veliaj.