Merkel është optimiste para samitit të NATO-s

Londër, 3 dhjetor – Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot deklaroi se është optimiste para samitit të NATO-s, edhe krahas mosmarrëveshjeve midis anëtareve për situatat në Aleancë, transmeton gazeta KOHA.

“Bisedat që i kemi pasur me presidentin turk dëshmojnë se gjithmonë janë të mira takimet në të cilat mund të merremi me këto tema”, tha Merkel pas takimit me presidentët Rexhep Taip Erdogan dhe Emanuel Makron dhe kryeministrin britanik Boris Xhonson, transmetuan mediat britanike.

“Krahas të gjitha dallimeve midis anëtareve për të cilat duhet të bisedojmë duhet të bisedojmë edhe për të ardhmen e NATO-s dhe interesat tona të përbashkëta strategjike. Nga takimi po largohem relativisht optimiste”, shtoi kancelarja Merkel.(koha.mk)