Tokio, 5 shkurt – Ende ka kohë për gjetjen e zgjidhjes për mënyrën në të cilën Britania e Madhe do ta braktisë Bashkimin Evropian, deklaroi sot në Tokio kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Nga aspekti politik ende ka kohë. Kjo duhet të shfrytëzohet. Të gjitha palët duhet ta shfrytëzojnë. Por, që të ndodhë kjo, duhet të dimë se çfarë dëshiron pala britanike lidhur me marrëdhëniet e ardhshme me BE-në”, theksoi Merkel në fjalimin në Konferencën Ekonomike në Tokio, transmeton gazeta KOHA.
Sipas Merkelit, gjendja e këtillë e pasigurisë veçanërisht është shqetësuese për komunitetin afarist, i cili, siç theksoi, dëshiron siguri.
Kancelarja gjermane ka potencuar se lidhur me Bregztin problem kyç paraqet çështja për kufirin irlandez.
“Është e pamundur të gjindet zgjidhje për një problem të këtillë kon kret. Kjo megjithatë do të varet nga marrëveshja tregtare, që do ta dakordojmë mes vete”, ka potencuar Merkel.
Parlamenti britanik muajin e kaluar e hodhi poshtë Marrëveshjen për Bregzitin, që Qeveria e kryeministres britanike Tereza Mej e arrit me Brukselin. Kundërshtarët e marrëveshjes si shkak kryesor për refuzimin e saj e theksuan dispozitën e cila parashikon që kufiri midis Republikës së Irlandës dhe krahinës britanike të Irlandës Veriore të mbete e hapur si edhe deri më tani dhe gjatë periudhës kalimtare pas Bregzitit, të paraparë më 29 mars. Mej paralajmëroi se sërish do të negociojë me Bruksein për marrëveshjen për Bregzitin, por liderët e BE-së e refuzuan mundësinë për negociata të reja, duke theksuar se dispozita e dakorduar është “zgjidhje e vetme e mundshme”.
Në kushte të këtilla për të enjten në Bruksel është paralajmëruar takim i Mejit me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker. (koha.mk)