Berlin, 13 tetor – Kancelarja gjermane Angela Merkel sot deklaroi se është e shqetësuar për rritjen e numrit të pacientëve me koronavirus në tërë Evropën.
“Po ndjek me shumë shqetësim rritjen e numrit të infeksioneve në pothuaj të gjitha pjesët e Evropës. Duhet të them se situata është akoma serioze”, tha Merkel gjatë diskutimit mbi presidencën gjermane të Bashkimit Evropian në Komitetin e rajoneve të Bashkimit Evropian, transmetojnë mediat britanike.
“Ne nuk duhet të refuzojmë atë që kemi arritur me kufizimet në muajt e fundit. Këto kufizime nuk kanë qenë të lehta për askënd prej nesh”, shtoi ajo.
“Shumë persona kanë humbur jetën. Dhe kjo e bën situatën edhe më të rëndësishme, për t’u siguruar që nuk ka nevojë për mbyllje të sërishme”, përfundoi kancelarja gjermane.