Kancelarja gjermane Angela Merkel “me respekt” e pranoi vendimin e kryeministres britanike Tereza Mej të jap dorëheqjen ndërsa kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker tha se është “grua e guximshme, të cilën e respekton shumë”.
Zëdhënësja e BE-së, Mina Andreeva tha se ka qenë emotive për Junkerin ta shoh fjalimin e Mejit, në të cilën publikoi se do të jap dorëheqje më 7 qershor si lidere e partisë konservatore, gjegjësisht në funksionin e kryeministres, dhe se personalisht nuk është i lumtur për këtë.
Ajo shtoi se Junkesi do ta respektojë trashëguesin e Tereza Mejit dhe se do të krijojë marrëdhënie pune me të.
Zëdhënësja e kancelares gjermane tha se Merkeli do të vazhdojë të bashkëpunojë me trashëgimtarin e Mejit për zbatimin e bregzitit të qetë.(koha.mk)