Berlin, 11 korrik – Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se duhet të kujdeset për shëndetin e saj pasi tri herë dridhej në paraqitjet publike.
“E para, mund ta kuptoni se jam e vetëdijshme për përgjegjësinë e punës sime. Me përgjegjësi sillem kur është në pyetje shëndeti im”, u përgjigj Merkel në pyetjen e gazetarëve për shëndetin e saj në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministren daneze Mete Frederiksen.
Ajo tha se javën e ardhshme do ta festojë ditëlindjen e 65-të, duke bërë shaka se çdo ditëlindje e përkujton se është më e vjetër.
“Edhe unë personalisht jam e interesuar që të jem shëndoshë dhe kujdesem për shëndetin tim”, theksoi Merkel.
Kancelarja gjermane dhe kryeministrja daneze sot qëndruan të ulura gjatë intonimit të himneve në Berlin.
Merkel gjatë kësaj nuk shfaqi shenja për shëndet të keq, por me mysafiren rinte ulur para ndërtesës së Qeverisë në Berlin, që është e pazakontë gjatë nderimeve ushtarake dhe shtetërore.
Kancelarja gjermane, gjatë nderimeve ushtarake gjatë pritjes së kryeministrit finlandez Anti Rine, përsëri nuk ndjehej mirë dhe dridhej.
Kjo është hera e tretë që po ndodh skena e njëjtë, për herë të parë më 18 qershor gjatë pritjes të presidentit ukrainas Volodomir Zelenski, ndërsa pastaj më 27 qershor derisa qëndronte përkrah presidentit gjerman Frank Valter Shtajnmajer gjatë ceremonisë për emërimit të ministrit të ri të Drejtësisë.(koha.mk)