Bruksel, 12 qershor – Kancelarja gjermane sot nga Brukseli u angazhua se do të bëjë gjithçka për përcaktimin e datës për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE deri në tetor dhe porositi se në pyetje janë disa javë, njofton MIA, transmeton Koha.mk.
“Do të bëjë gjithçka mundem që të sillet ky vendim pozitiv pasi Maqedonia e Veriut bëri punë të shkëlqyer me Marrëveshjen e Prespës, punë të shkëlqyer dhe kemi biseduar për këtë dje. Bëhet fjalë për disa javë, me të vërtetë, por angazhimi ynë qëndron dhe sa më takon mua do ta investoj të gjithë peshën time politike për këtë”, deklaroi Angela Merkel. (koha.mk)