Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Makron nesër duhet të realizojnë takim, të cilin, siç kumtoi agjencia shtetërore gjermane DPA, diplomatët e konsiderojnë si gjasë të fundit për t’u bindur Parisi që ta ndryshojë qëndrimin për bllokim të fillimit të planifikuar të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Shpresojmë se Parisi edhe njëherë do të mendojë për pozitën e vet dhe se nuk do të lejojë të izolohet në Evropë për shkaqe të brendshme-politike”, thonë një diplomat në Bruksel për agjencinë gjermane.
Vlerëson se ai që tani do ta bllokojë procesin inkaudrues, do të jetë përgjegjës për destabilizimin e mundshëm të rajonit.
Qeveria gjermane konsideron se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur të gjitha kushtet që i ka kërkuar prej tyre KE-ja. Agjencia gjermane DPA thekson se bllokada do të jetë posaçërisht e hidhur për Maqedoninë e Veriut, e cila u dakordua për ndryshim të emrit për ta zhbllokuar procesin e integrimit në Union.
Gjermania nuk është e vetmja e cila nuk dakordohet me hapin francez, shkruan DPA dhe shton se qëndrimin e tillë e ndajnë edhe shumë vende të tjera anëtare të BE-së.
Franca dëshiron të parashtrojë propozim për metodologji të re në procesin inkuadrues për anëtarësim në BE në takimin ministror në Luksemburg, me çka, për herë të tretë, mund të shtyhet vendimi për hapje të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shumica e vendeve të BE-së janë për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.
Të hënën është thirrur takim i ri i COREPER, si tentim për arritje të konsensusit para Këshillit ministror për punë të përgjithshme, i cili duhet të mblidhet të martën, më 15 tetor në Luksemburg.