Berlin, 28 dhjetor – Kancelarja gjermane dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron sot kanë kërkuar nga Rusia t’i lirojë marinarët ukrainas të cilët i ka marrë peng së bashku me tre anije muajin e kaluar.
“Ne kërkojmë transit të sigurt dhe të papenguar për të gjitha anijet nëpër Ngushticën e Kerçenit dhe urgjentisht dhe pa kusht lirimin e të gjithë marinarëve ukrainas të burgosur ilegalisht”, theksohet në kumtesën e përbashkët të Merkelit dhe Makronit.
Rusia muajin e kaluar ka sekuestruar tre anije me ekuipazhet duke theksuar se kanë hyrë në ujërat territoriale ruse, ndërsa Ukraina mohon.