Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot pasi filluan negociatat për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, deklaroi se dëshiron “marrëveshje të mirë” si për Britaninë e Madhe, ashtu edhe për BE-në.
Merkel, në konferencën e përbashkët për shtyp në Berlin me presidentin rumun, Klaus Johanes, theksoi se për të më e rëndësishme është BE-ja të mbetet në procesin e negociatave, me kujdes t’i dëgjojë dëshirat dhe pritjet e Britanisë së Madhe, por edhe t’i mbrojë interesat e veta. “Dëshirojmë të arrijmë marrëveshje të mirë dhe ajo të jetë në interes të të dyja palëve”, theksoi Merkel, duke shtuar se akoma është herët që të spekulohet për detajet.