Berlin, 25 shkurt – Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot deklaroi se certifikatat digjitale për vaksinim, të cilat u mundësojnë njerëzve të udhëtojnë në Evropë edhe krahas pandemisë së koronavirusit, me siguri do të jenë në dispozicion para verës.
“Të gjithë u pajtuan se na duhet certifikatë digjitale për vaksinim”, tha Merkel në konferencën për shtyp pas samitit të BE-së, që mbahet onlajn.
Kancelarja gjermane shtoi se Komisionit Evropian do t’i nevojiten rreth tre muaj që të zhvillojë bazë teknike për dokumente të tilla.