Kancelarja gjermane Angela Merkel sot deklaroi se Bregziti është i pasigurt dhe se Bashkimi Evropian do të tentojë “të reagojë” në çdo propozim të kryeministres së Britanisë së Madhe, Tereza Mej që do ta prezantojë në samitin e Unionin.
“Ne me kujdes do ta ndjekim reagimin e Qeverisë britanike në atë që dje ishte thënë në Parlament dhe atëherë do të përkushtohemi në gjendjen”, ka theksuar Merkel.
Ajo ka shtuar se nuk mund të vlerësojë çfarë do të ndodhë në samitin e BE-së të enjten dhe se kjo është shumë e pasigurt.
Me siguri Qeveria britanike do të kërkojë nga BE-ja vazhdimin e afatit për dalje, që është caktuar më 29 mars, pasi kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit ka vendosur se Qeveria nuk mund të kërkojë nga deputetët sërish të votojnë për marrëveshje që veçmë dy herë është refuzuar.
Supozohet se Meji të enjten do të kërkojë vazhdimin e negociatave për Bregzitin për edhe dy vjet. Rezultati i atyre bisedimeve do të varet nga ajo nëse Parlamenti britanik do ta aprovojë planin e Mejit, si dhe kushtet e vendosura nga BE-ja.
Çdo prolongim duhet ta aprovojnë të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së(koha.mk)