Merkel bisedoi në telefon me Micotakisin dhe Erdoganin

63

Athinë, 13 gusht – Për zhvillimin e ngjarjeve në Mesdheun lindor, kancelarja gjermane, Angela Merkel, bisedoi në telefon me kryeministrin grek, Kiriakos Micotakis dhe me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Zotëri Micotakis në prag të takimit të nesërm të jashtëzakonshëm të Këshillit të BE-së për çështje të jashtme, e informoi zonjën Merkel për shkeljet turke”, kumtuan nga kabineti i kryeministrit grek.

Sipas agjencisë turke të lajmeve “Anadollu”, Erdogan, gjatë bisedës telefonike me kancelaren Merkel ka theksuar se Turqia beson në zgjidhjen e problemeve në Mesdheun lindor në suaza të së drejtës ndërkombëtare, bazuar në dialogun dhe drejtësinë.

Comments are closed.