Londër, 12 dhjetor – Kancelarja gjermane Angela Merkel sot deklaroi se Bashkimi Evropian do të përmbahet në marrëveshjen për Bregzitin, siç është tani.
Merkel, e cila dje në Berlin u takua me kryeministren britanike Thereza Mej, theksoi se është e përkushtuar në dalje “të rregullt” të Britanisë së Madhe nga BE-ja, por se “punët ndryshohen” në Londër.
“Nuk kemi kurrfarë qëllimi ta ndryshojmë marrëveshjen për dalje (Bregzit), tha Merkel, duke shtuar se ende ka kohë për marrëveshje, por jo shumë.
Liderët e Bashkimit Evropian nesër do të publikojnë kumtesë zyrtare për Bregzitin, pasi do ta dëgjojnë kryeministren britanike për planet e Britanisë së Madhe për largim nga blloku, deklaroi sot kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Ai në letrën dërguar liderëve të tjerë sqaron se Meji nesër në mbrëmje do të bisedojë me 37 liderët, pas çfarë do të lërë të “sjellin konkluzion për Bregzitin”