Merkel: Ballkanit Perëndimor i duhet proces më të lehtë të afrimit ndaj BE-së

Poznanj, 5 korrik – Duhet të lehtësohet procesi i afrimit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së kjo është me rëndësi strategjike për Unionin, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel në konferencën për shtyp pas takimit me kreun e nismës “Procesi i Berlinit”, transmeton TASS.

Sipas saj, BE-ja ka ndërmarrë shumë aktivitete “për miqtë e Ballkanit Perëndimor që të mund të kenë rrugë më të lehtë drejt anëtarësimit në Union”,  me qëllim që kjo perspektivë evropiane të bëhet realitet.

“Nëse e shohim hartën do të shohim se vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës”, tha Merkel.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për pozicionin e presidentit francez Emanuel Makron, i cili kundërshton në pranimin e anëtareve të reja në BE derisa Unioni nuk reformohet, kancelarja theksoi se këto procese mund të realizohen edhe paralelisht.

Ajo theksoi se vitin e ardhshëm Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të kryesojnë me nismën “Procesi i Berlinit”.

Kryeministri polak Mateush Moravecki deklaroi se procesi i vështirë i integrimit të Ballkanit Perëndimor, megjithatë, po zhvillohet në drejtim të drejtë.