Nju-Jork, 30 shtator – Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi sot 100 milionë dollarë ndihmë për vendet në zhvillim, me qëllim që të kenë qasje në vaksinën kundër Kovid-19.
Në të njëjtën kohë, kryetari i Bankës Botërore, Dejvid Malpas theksoi se “aksesi i gjerë, i shpejtë dhe efikas në vaksinat do të paraqesë bërthamë të rimëkëmbjes ekonomike globale për të gjithë”.
Merkel u bëri thirrje atyre që ende hezitojnë, t’u bashkohen në përpjekjet globale në lidhje me vaksinën kundër Kovid-19.