Merkato “zjarr” te Torino, “bardhezinjtë” i presin biletën holandezit

Në Torino do pritet që ditët e fundit të merkatos të jenë aktive. Juventus po punon në mënyrë intensive që të afrojë në skuadër Memphis Depay, teksa sipas mediave italiane kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për t’u përcaktuar.

Klubi nga Torino ka gjetur akordin me holandezin për të firmosur një kontratë 2-vjeçare, ndërsa në anën tjetër Barcelona është e gatshme që ta lejojë që të largohet me parametra zero, me kushtin që sulmuesi të heqë dorë nga disa pretendime financiare që ka ndaj katalanasve.

Nën urdhrat e Masimiliano Allegri pritet që të jetë dhe Adrien Rabiot, i cili duket se nuk po e gjen gjuhën e përbashkët për t’u transferuar në Angli, ku Manchester Unitet kishte interes për të marrë shërbimet e tij.

Advertisements

Lojtari ka pretendime shumë të larta, ndërsa në anën tjetër dhe mungesa në Champions League është një arsye që e nxit për të mos u transferuar në ishull. Një bllokim i tillë e step “Zonjën e Vjetër” për të afruar në ekip Leandro Paredes nga PSG.

Deri në fund të merkatos duket e sigurt se te bardhezinjtë do të ketë disa lëvizje, por ende nuk ka diçka zyrtare për Depay, Rabiot apo Paredes.