Kishte këngë e projekte por coveri “Qa me bo” i kënduar mjaft bukur nga ajo, i solli super sukses duke u dëgjuar nga të gjithë shqiptarët anekënd botës, e duke rrëmbyer për pak kohë miliona klikime. Kjo është këngëtarja Merita Latifi, ku në rrëfimin e saj për InfraRed të gazetës KOHA na tregon për suksesin dhe kujt ia dedikon më shumë atë. Fenomeni i kohës së karantinës apo artistja e re dhe e thjeshtë e cila vazhdon të na tregojë për ofertat e shumta që ajo ka, por dhe si e parashikon ajo dot verën pa mërgimtarë, ku e thotë kështu edhe në projektin e ri që po rezulton mjaft i suksesshëm
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Të të quajmë fenomeni artiste e Karantinës apo Merita?
Edhe pse me coverin “Qa me ba” ka qenë hit i karantinës, po prapë unë jam Merita,e cila ka sjellë projekte edhe para coverit dhe do sjellim edhe në vazhdimësi.
KOHA: Keni thënë se nuk e prisnit suksesin kaq të madh të coverit ” Qa me bo”, po kë falënderon për këtë super sukses?
Sa i përket suksesit të coverit, me thënë të drejtën e kemi punu me shumë dëshirë, dhe normal që kem prit edhe suksesin, falënderim i veçantë pa dyshim për gjithë ata që më rrethojnë dhe më përkrahin në secilin projekt.
KOHA: Të kanë përkrahur artistët apo komplimentuar? Po vetë artisti Aziz Murati që është vetë këngëtari i coverit?
Sa i përket se a më kanë përkrahur apo komplimentuar artistët, nuk kisha veçuar diçka special, por megjithatë respekt për të gjithë. E sa i përket këngëtarit në fjalë nuk kisha me veçu si përkrahje, por vetë fakti që na është leju coveri ne e vlerësojmë si mbështetje.
KOHA: Më duket se në karantinë ti vetëm ke kënduar, madje realizuar dhe shumë projekte?
Sa i përket karantinës, me thënë të drejtën e kemi shfrytëzuar në maksimum për punë. Dhe jem mundu me sjell projekte të ndryshme.
KOHA: E dimë se keni marrë disa oferta nga këngëtarët e njohur për duete! Me kë do të jetë i radhës?
Ofertat për duete nuk kanë munguar. Sa i përket bashkëpunimit të radhës, mbetet të shohim. Nuk jem që refuzojmë, secila ofertë për bashkëpunim është e mirëseardhur.
KOHA: Një tjetër këngë aktuale dhe e bukur është edhe më e reja – “Vera pa mërgimtarë”. E kujt ishte ideja?
Sa i përket idesë së projektit “Vera pa mërgimtarë”, ideja ka qenë e menaxherit tim, i cili është edhe axha im, dhe e producentit.
KOHA: Ti beson se vërtetë nuk do të ketë mërgimtarë në këtë verë?
Askush nuk ka dëshirë të mendojë që nuk do vijë mërgimtarët. Shfrytëzoj rastin t’i përshëndes kudo që janë dhe t’ju uroj shëndet të mirë.
KOHA: Pas suksesit që s’besoj se ka mbetur njeri në botën shqiptare pa ju dëgjuar. Keni oferta për të kënduar më shumë në mbrëmje apo në diasporë?
Ofertat për mbrëmje në diasporë kanë filluar qysh tani, dhe ku të na kërkojnë – besojmë që aty do të jemi.
KOHA: E dimë se këndon edhe nëpër dasma, zemra jote thotë se do të realizohen ato këtë verë?
Patjetër që po. Mbetemi me shpresë.
KOHA: Çfarë bën tjetër Merita përveç se këndon? Studion?
Përveç se këndoj unë jam edhe në fakultet.