Vjollca SADIKU, Dibër
Dibër, 30 mars – Në komunën Mavrovë-Rostushë, para dy- tre javëve u kthyen shumë mërgimtarë nga Italia, por ata tërësisht u izoluan jo vetëm nga opinioni, por edhe nga vetë familjarët. Ishin afër 60 mërgimtarë që punonin dhe jetonin me familjet në pjesën veriore të Italisë dhe pas paraqitjes të koronavirusit, filluan të kthehen, por që janë vetizoluar. Këtë e theksoi kryetari i Komunës, Medat Kurtovski, i cili thotë se deri tani nuk ka pasur raste të prekur nga virusi i rrezikshëm, shkruan gazeta KOHA.
Ai thekson se në fshatrat të komunës Mavrovë-Rostushë, para dy ditëve numri i të vetizoluarve tani ka arritur në 105, konkretisht 45 tani janë vetizoluar. “Edhe pse komuna nuk ka të sëmurë, në të gjithë fshatrat bëhet dezinfektimi, ndahen maska dhe doreza, por njëkohësish janë përforcuar ekipet mjekësore dhe vizitat në vendbanimet rurale”, tha Kurtovski.
Në hotelet të Mavrovës ndërkohë janë akomoduar 135 shtetas të Maqedonisë që u kthyen nga vendet të BE dhe këtyre ditëve pritet të vijnë edhe 50 të tjerë. “Hotelet janë të përgatitur të pranojnë të gjithë personat që kthehen në mënyrë të organizuar nga Qeveria dhe këtu do të qëndrojnë dy javë”, thotë kryetari Kurtoski, i cili është edhe shef i shtabit të krizës në këtë komunë. (koha.mk)