Derisa nuk përfundon procesi gjyqësor për furnizimin e “mercedesit” nga qeveria paraprake, ai do të mbetet në garazhet e Shërbimit qeveritar për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, thotë zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski, pas vendimit të pezullohet shitja e këtij automjeti për të cilin Prokuroria Publike Speciale (PPS) e hapi lëndën “Tanku”, lëndë e cila është në procedurë gjyqësore.
“Mercedesi është i konservuar, është bërë ekspertizë, dhe ndodhet në deponë e Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta. Do të shohim në periudhën e ardhshme si dhe nëse do të vihet në funksion”, deklaroi sot Boshnjakovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ai potencoi se nuk ka pengesë juridike të tjetërsohet “mercedesi”.
PPS, theksoi, pati deklaratë të drejtpërdrejt se “mercedesi” mund të tjetërsohet, megjithatë dëshirojmë t’i përjashtojmë të gjitha situatat e mundshme me të cilat do t’u mundësojmë të akuzuarve në kuadër të kësaj procedure ta përjashtojnë si dëshmi materiale. Qeveria në seancën e mbrëmshme vendosi ta pezullojë shitjen e “mercedesit” në vlerë prej 600.000 të cilat i furnizoi përbërja paraprake qeveritare, me qëllim që të sigurohet se askush nuk do ta shfrytëzojë këtë procedurë që të shmanget përgjegjësia në procesin gjyqësor ku ky automjet është dëshmi materiale.