Prodhuesi gjerman i veturave Mercedes Benz ka njoftuar sot se e ka tejkaluar rivalin vendor, kompaninë BMW, dhe se në vitin 2016 ka shituar më së shumti vetura luksoze se cilido prodhues tjetër. Ky prodhues i vetura, me seli në Shtutgart, ka shitur gati 2.1 milionë vetura në botë. Me këto shitje është shënuar rritje prej 11.3 për qind në krahasim me vitin 2015, thuhet në njoftimin e Mercedesit, raporton AFP.