Edhe kompania Prior Design vëmendjen e ka te Pick-up X-Class i Mercedesit dhe oferta e tij fshihet nën etiketën “PD550”, gjë që e bën të duket më sportiv. Paketa “PD550”, ndër të tjera, përfshinë aerodinamikën e zgjeruar (mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësit e rinj të përparmë dhe të pasmë – të dyja me mbrojtësin shtesë “spoiler”, dhe maskën e përparme me ngjyrë të zezë), bagazh mbi çati me drita LED për ndriçim, amortizatorët “H&R”, set të ri të rrotave, si dhe eksterier me ngjyrë të gjelbër Satin. Gjithashtu, Prior Design do të ofrojë edhe paketën për përforcimin e motorit duke përfshirë edhe atë më të fortë – V6.