Kjo është vetura ideale për stinën e pranverës. Kjo është vetura më e shpejtë dhe sportive me kulm të hapur. Ky model ofron 850 kf me 1,450 Nm torkë, transmeton Express. Falë transmisionit automatik me 7 shpejtësi dhe sistemit të tërheqjes me të gjitha rrotat aktive, 4MATIC, Brabus 850 Kabriolet përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 3.5 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 350 km/h. Shpejtësia prej 350 km/h është kufizuar elektronikisht pasi që rrotat nuk do të ishin në gjendje të përballonin shpejtësi më të madhe. Përveç performancës, është dukja dhe kombinimi i përsosur i ngjyrave që e bënë këtë model të duket i jashtëzakonshëm.