Lidhja e Elvis Presleyt me vetura ka qenë shumë e madhe, e sidomos me veturat luksoze amerikane si Cadillac. Por Elvisi ka pasur edhe një Mercedes 280SEL.
Mercedes 280SEL i vitit 1971 është në gjendje shumë të mirë e i cili ka dalë në shitje në St. Louis, Missouri të SHBA-së për 113 mijë euro, transmeton koha.net.
Me këtë veturë përfshihen edhe dokumentet të cilat tregojnë ikonën e rokut si pronar origjinal i tij.
Elvis ka blerë 280SEL me 21 dhjetor 1970 për 8,764 dollarë, që është e barabartë me 54,828 euro të sotme.