Mercedes A-Class dhe B-Class bëhen hibridë

Mercedesi ka lansuar versionet plug-in hibrid të serive A-Class dhe B-Class, të quajtura A 250 e dhe B 250 e. Të tri modelet do të jenë të gjendje për porosi nga fundi i vitit, ndërsa modelet do të dalin në rrugë në fillim të 2020-s.

Kombinimi hibrid i Mercedesit përfshin motorin 1.3-litërsh benzinë me motorin elektrik 75kW. Fuqia lidhet me marshin automatik me tetë shpejtësi dhe në total ofron 215 kuajfuqi, raporton “Auto-Express”. Si rezultat, A 250 e mund të arrijë shpejtësinë prej 0 në 100 kilometra për orë për vetëm 6.6 sekonda dhe mund të ecën plotësisht në versionin elektrik për 37 deri 42 milje.

Në anën tjetër, B 250 e, përshpejtimin nga 0 në 100km/orë e arrin për 6.8 sekonda dhe në formë elektrike mund të ecën deri 42 milje.