Shkup, 15 tetor – Deputetja e PDSH-së, Meral Ferati, sot zhvilloi takim me Julian Vassallo, zëvendës shef i delegacionit të BE-së në Shkup. Temë e bisedës në këtë takim, ishte situata aktuale politike në vend, çështjet euro- integruese të vendit, Kodi zgjedhor, reformat në sistemin gjyqësor dhe tema të tjera aktuale.
“Në takim deputetja Ferati theksoi se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përpos integrimit në BE dhe Nato dhe për këtë qëllim, marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në, do t’i ndihmonte edhe më shumë vendit për t’i kryer reformat e duhura, sepse BE për Maqedoninë e Veriut do të thotë stabilitet, siguri dhe perspektivë për qytetarët e saj”, njoftojnë nga PDSH-ja. (koha.mk)