Shkup, 23 tetor – Tranzicioni i elektro-transmetimeve në rrjetet e mençura është sfidë e madhe i të gjithë sistem-operatorëve elektro-transmetues. Në rajonin tonë të gjithë sistem-operatorët aktivisht përgatiten për zbatim të zgjidhjeve të cilat mes tjerash do të mundësojnë edhe përdorim masiv të automobilave elektrik. Sistem-operatorët elektro-transmetues nga rajoni ynë aktivisht përgatiten të zbatojnë zgjidhje për implementim të rrjeteve të mençura me të cilët mes tjerash do të mundësohet përdorim masiv i automobilave elektrik.
Kjo, siç njoftoi SHA MEPSO, është një nga konkluzionet e super-panelit në të cilin folën drejtorët e përgjithshëm të sistem-operatorëve elektro-transmetues të R. Maqedonisë, R.Serbisë, R. Malit të Zi, R.Bosnjë e Hercegovinës, R. Kroacisë dhe R.Sllovenisë, që u mbajt sot në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë.
Krahas kësaj teme, aktuale ishin edhe çështjet për implementim të burimeve ripërtëritëse të energjisë elektrike dhe hapjen e tregut rajonal për energji balancuese në vendet e rajonit tonë.
Në fjalimin e tij para rreth 400 pjesëmarrësve në takim Sasho Vasilevski, drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s foli për projektet aktuale investuese, për hapjen e tregut të energjisë elektrike dhe integrimet në nivel rajonal dhe për sfidat nga tranzicioni i elektro-transmetuesve në rrjete të mençura.
Paneli në të cilin morën pjesë njerëzit e parë të sistemeve elektro-transmetuese nga të gjithë vendet të cilët dolën nga ish RSFJ është pjesë e takimit më të madh të inxhinierëve nga sfera e elektro-energjetikës, të cilin e organizon organizata më e madhe ndërkombëtare e inxhinierisë IEEE PES dhe sivjet mbahet në Sarajevë duke filluar nga 22 deri më 25 tetor. Në këtë takim shkencor-teknik këmbehen përvoja nga sfera të ndryshme të energjetikës dhe prezantohen përvoja për tranzicion të rrjeteve elektro-transmetuese në rrjetet e mençura.
IEEE PES është organizatë internacionale e inxhinierëve e cila është themeluar në vitin 1886 dhe në mbarë botën ka më shumë se 38.000 anëtarë midis të cilët shumë inxhinierë botëror me renome, menaxherë dhe shkencëtarë, ndërsa sivjet organizon mbi 40 konferenca në lokacione të ndryshme në mbarë botën.