Shkup, 4 korrik – MEPSO paralajmëron të gjithë bujqit gjatë valës së korrjeve që të mos kalojnë me kombaj nën përçuesit, gjegjësisht kabllot e largpërçuesve dhe të shmangen nga trasat e largpërçuesve, për shkak se mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe jetën e personave që gjenden në afërsi, transmeton gazeta Koha.
“Njëkohësisht apelojnë deri te bujqit gjatë sezonit të ujitjes që të mos vendosin sisteme për ujitje në trasat e largpërçuesve për shkak se uji është përçues i rrymës elektrike dhe kontakti me kabllot përçuese rritë rrezikun nga godita e rrymës të personit i cili menaxhon me sistemin për ujitje, dhe të personave të cilët gjende në afërsi”, thuhet në paralajmërimin e MEPSO-s drejtuar bujqve. (koha.mk)