MEPSO sot kumtoi se nuk ka detyrime të mbetura, të papaguara, duke i hedhur poshtë si të pasakta informacionet e shfaqura në konferencë për media të Ministrisë së Financave. Siç qëndron në kumtesë, MEPSO në suaza të intervenimeve të veta afariste ka detyrime të evidentuara të cilave nuk u ka skaduar afati dhe nuk mund të kenë trajtim të kërkesave të mbetura. “Në opinion u lansuan të dhëna për detyrime për të cilat zhvillojnë procese gjyqësore të cilat do të servisohen pas përfundimit të kontesteve gjyqësore. Në interes të informimit të tërësishëm dhe objektiv, sqarojmë se detyrimit financiare, për cilat disa media transmetuan se kanë mbetur, ndërsa u trajtuan në konferencën për media të Ministrisë së Financave, janë kontestuese dhe për ata kompania zhvillon procese gjyqësor të cilat ende nuk kanë përfunduar. Këto nuk janë detyrime të mbetura”, thekson MEPSO dhe shton se rregullisht dhe në kohë, në afat valutor, i shlyen obligimet personale në bazë të planeve dhe realizimit të aktiviteteve të tyre afariste.
Sipas kompanisë, argument më i fuqishëm për gjendjen financiare është bashkëpunimi i vazhdueshëm afatgjatë me institucionet financiare ndërkombëtare: Bankën Evropiane për Zhvillim, Bankën Evropiane për Investim dhe Bankën Botërore ndaj të cilës MEPSO rregullisht dhe në kohë i servison të gjitha detyrimit për projekte investuese për rritjen e kapaciteteve të rrjetit transmetues dhe besueshmërinë në menaxhimin me sistem elektronik të Republikës së Maqedonisë.