Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë e përshëndet ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek si një kontribut kyç për stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin euro-atlantik të të gjithë rajonit.
Në kumtesën e Ministrisë thuhet se ratifikimi është fitore e diplomacisë, e cila vjen edhe falë kontributit të patjetërsueshëm të faktorit shqiptar në Maqedoni.
Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës i arritur sot në Parlamentin grek çon drejt zgjidhjes përfundimtare të një mosmarrëveshjeje gati tridhjetë vjeçare mes dy fqinjëve tanë, duke konsoliduar edhe më tej të ardhmen euroatlantike të Evropës Juglindore”, theksohet në njoftimin për shtyp të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
“Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht hapat e mëtejshëm proceduralë drejt zbatimit të plotë të gjithanshëm të Marrëveshjes së Prespës”, qëndron në kumtesë.