Të gjithëve ju ka ndodhur, ose të paktën të keni dëgjuar, për qimet që futen nën lëkurë. Ka disa mënyra për t’i trajtuar ato, pasi në shumicën e rasteve jo vetëm që janë të bezdisshme, por edhe mund të sjellin probleme.
– Bëni rregullisht eksfolim para depilimit
Eksfolimi para çdo mënyre depilimi është një metodë shumë e mirë për të parandaluar rritjen e qimeve nën lëkurë duke qenë se largon qelizat e vdekura, që e vështirësojnë daljen e tyre në sipërfaqe. Në këtë rast mund të përdorni një sfungjer, furçë ose peshqir të butë, me anë të të cilëve masazhoni me kujdes këmbët para se t’i depiloni.
– Vendosni peshqir të ngrohtë
Është një mënyrë e mirë për të zbutur qimet dhe për të qetësuar irritimin. Me ndihmën e një peshqiri të ngrohtë ushtroni lehtë presion për 23 minuta, 2 herë në ditë, derisa qimja të dalë.
– Përdorni briskun e duhur dhe zbutës për lëkurën
Mos përdorni të njëjtin brisk disa herë pasi mund të çojë në rritje të qimeve nën lëkurë. Përdorni një brisk të pastër, të mprehtë dhe i rruani këmbët me kujdes në drejtim me qimet.
– Gjithnjë përdorni një krem depilimi hidratues
Duke qenë se qimet e trasha janë ato që përgjithësisht mbeten nën lëkurë (dhe kjo ndodh zakonisht në zonën e bikinit), mbajeni këtë zonë të butë duke përdorur një shkumë ose krem depilimi hidratues.
– Shkuleni
Vetëm pasi qimja të ketë dalë në sipërfaqe, shkuleni me ndihmën e një piskatoreje të sterilizuar (me alkool).