Ekspertët theksojnë se njerëzit e pasuksesshëm nuk kanë plan. Sigurisht, nuk keni nevojë ta planifikoni çdo minutë të çdo ore të fundjavës suaj, por është mirë që ta keni një ide të asaj që doni dhe duhet ta bëni. Kjo do t’ju mundësojë që ta organizoni kohën tuaj, ndërsa në agjendë t’i futni edhe disa përmbajtje argëtuese, transmeton koha.net. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të gjeni kohë për familjen dhe të dashurit. Është e vërtetë se gjatë javëve rraskapitëse është e vështirë të gjeni kohë për familjen dhe të dashurit, por përpiquni ta kompensoni këtë në fundjavë. Ekspertët besojnë se njerëzit e pasuksesshëm ia lejojnë teknologjisë që t’i kontrollojë ata. Ata këshillojnë që gjatë fundjavës ta fikni internetin dhe të mos përgjigjeni në e-maila. Pa marrë parasysh a jeni vetëm apo keni dalë me miqtë, është e rëndësishme që të bëni gjëra që ju bëjnë të lumtur. Gjatë javës së punës, kur jeni të zënë me punë, është e vështirë të ndani kohë për të menduar për veten dhe qëllimet tuaja. Është e rëndësishme që herë pas here të kontrolloni se si ju shkon, ndërsa dita e lirë është një mundësi ideale për ta bërë këtë. Ekspertët gjithashtu këshillojnë që të premten ta bëni orarin për të hënën e ardhshme, ndërsa fundjavën ta shfrytëzoni për shkëputje dhe pushim. Një nga mënyrat e shkëlqyeshme për t’u çlodhur është të shtriheni dhe të mos bëni asgjë. Megjithatë, nëse keni monotoni apo më vonë do të pendoheni që nuk keni bërë diçka konkrete mendoni për mënyrën se si ta kaloni fundjavën. Ekstremi tjetër janë njerëzit të cilët e bëjnë orarin për fundjavë. Që të jeni produktiv, dhe me këtë edhe të suksesshëm, është e rëndësishme t’i mbushni bateritë në fundjavë. Nëse nuk pushoni gjatë fundjavës, atëherë kjo mund të jetë katastrofike për suksesin tuaj. Ekspertët theksojnë se e diela është koha e përkryer për t’u përgatitur për javën e ardhshme. Ju mund ta bëni një listë të gjërave që duhet t’i bëni, ta përditësoni kalendarin ose vetëm të mendoni për atë që do të mund ta bëni. Njerëzit e pasuksesshëm nuk bëjnë asnjë prej këtyre.