Jesse Lingard vazhdon të jetë protagonist edhe në fushën e blertë dhe jo vetëm në rrjetet sociale me videot e shumta “funny” që poston. Mesfushori i dha një fitore tejet të vlefshme Manchester-it në përballjen e vështirë ditën e djeshme ndaj Chelsea-s, falë golit të realizuar në minutën e 75 të takimit. Lingard erdhi nga pankina dhe vetëm pas 11 minutash në lojë shënoi golin e fitoren për “djajtë e kuq”. Sikurse herët e tjera ai e festoi me shokun e tij të skuadrës, Paul Pogba.
Të dy yjet e United e festuan avantazhin teksa imitonin “Wakanda forever”, veprim që është bërë i famshëm tek filmi “Pantera e zezë”. Kjo mënyrë festimi ka bërë xhiron e internetit ku është pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat.
Manchester United e fitoi sfidën ndaj bluve të Conte-s me rezultatin 2-1, falë golit të Lukakut dhe Lingard, ndërsa për kryeqytetasit golin e vetëm e shënoi Willian.