Çdo lloj mjegulle që haset në rrugët e Uashingtonit mund të jetë rezultat i një arme bashkiake kundër minjve, akulli i thatë. Administratori bashkiak për kontrollin e brejtësve, Gerard Brown tha për Washington Post se forma e ngrirë e dioksidit të karbonit përbën helmin e përdorur në qytet në momentet kur ankesat për minj kanë arritur nivelin më të lartë në katër vite. Muajin e kaluar Brown dhe kryebashkiakja Muriel Bowser mbikëqyrën një demonstrim në zyrën e departamentit të shëndetësisë duke hedhur akull të thatë në vende me minj në një rrugë në verilindje të Uashingtonit. Bashkia po ndërgjegjëson banorët të blejnë akullin e thatë dhe do të nxjerrin udhëzime për përdorimin e tij. Drejtori i Energjisë dhe Ambientit, Tommy Wells tha se akulli i thatë është një metodë shumë njerëzore, e lirë dhe padëmshme për kafshët shtëpiake.