Nëse bashkon bizelet, salçiçe, ketchup, mustardë apo patate të skuqura çfarë del? Sigurisht nuk është një pjatë e ushqimit të shpejtë por fanela e një ekipi amator futbolli në Angli. Klubi Bedale nga verilindja e Anglisë ka zbuluar uniformat për sezonin e ri plot me bizele dhe salçiçe.
Në fakt bëhet fjalë për të reklamuar edhe sponsorin e fanellës që është një kompani e prodhimit të salçiçeve. Interesimi i madh i mediave për këtë gjetje e më pas i dashamirëve të futbollit që kërkojnë të blejnë këtë uniformë ka bërë që klubi të ngrejë një fushatë për grumbullim të ardhurash për luftën ndaj kancerit të prostatës. Autorët janë treguar detajistë dhe numrat në fanellë i kanë shkruar me salçiçe ose me ketchup. Në jakën e fanellës shkruhet me shaka, “Futbolli po kthehet në shtëpi, për çaj”.
Është cilësuar si fanella e shtatë me e shëmtuar në të gjithë botën e futbollit dhe presidenti i skuadrës shprehet i zhgënjyer. Ai me shaka thotë se priste të ishte më lart në këtë renditje.
Martin Coombs e ka quajtur fanellë me pak shaka dhe me shpresën që të shitet në mbarë botën teksa ka patur kërkesa që nga Argjentina, Australia dhe Azia.