Te bëhemi të sinqertë, gati se askujt nuk i pëlqejnë insektet në shtëpi! Merimangat dhe insektet në shtëpi janë vërtetë të bezdisshme dhe pse njerëzit përpiqen me shumë mënyra për t’i hequr qafe, ato ende shfaqen nëpër mure dhe vendet të ndryshme në shtëpi. Nëse jeni nga ata që vuajnë nga ky problem ka një zgjidhje natyrale dhe të thjeshtë. Insektet e urrejnë aromën dhe shijen e mentës, kështu që kjo bimë është shumë e fuqishme në luftën kundër tyre. Bima e mentes është e gjelbër dhe ka një shije dhe aromë specifike. Zakonisht rritet shumë në Amerikë dhe Evropë, vaji i mentes është një kombinim i shtrydhjes së lëngut të saj dhe gjetheve. Përveç faktit që kjo bimë ndalon insektet, është shumë e sigurt për ju dhe familjen tuaj. Nuk përmban toksina të dëmshme si sprajtet e ndryshme kundër insekteve. Është shumë e lirë dhe nuk gabon kurrë me efektet e saj pozitive në shëndetin tuaj. Konsumimi i mentes ka efekt në këto probleme:
Alergji të ndryshme
Probleme menstruale
kavitete dentare
astma
stresi
dhimbja muskulore
dhimbje koke
diarre
frymëmarrje e keqe
probleme me kujtesën