Një 17 vjeçar i cili po pretendon se është djali i futbollistit argjentinas, Diego Maradona ka angazhuar avokatë të cilët kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit të legjendës argjentinase për të marrë mostrën e ADN’së, transmeton Gazeta Metro, përcjellë gazeta KOHA.
Një i ri argjentinas, i cili pretendon se është djali i jashtëligjshëm i Diego Armando Maradonas, ka kërkuar zhvarrosjen e trupit të futbollistit legjendar për të marrë mostrën të ADN’së e cila shpreson që përfundimisht do të vërtetojnë se Maradona është babai i tij.
Kjo është përpjekja e fundit në luftën disavjeçare gjatë së cilës Santiago Lara, siç quhet i riu, po tenton të provoj se legjenda e futbollit Argjentinas dhe botëror është babi i tij biologjik.
Në vitin 2013, pas disa tentimeve të dështuara për arritje të marrëveshjes jashtë gjyqit, filluan edhe proceset a para gjyqësore, deri me tani, Maradona, i cili gjithnjë mohoi atësinë , arriti të shmangë të gjitha tentimet për ta detyruar që të jap mostër të ADN’së për analizë.
Sipas njoftimeve, Lara i’u ka thënë avokatëve të tij që të fillojnë të veprojnë menjëherë pasi që trupi i futbollistit u varros ndërsa ata tanimë kanë dorëzuar kërkesa për zhvarrosjen e trupit, kryerjen e obduskionit të ri dhe marrjen e mostrave të ADN’së .
Lara, që nga fillimi, u ka thënë mediumeve se ai nuk është i motivuar nga dëshira për pasuri, por siç thotë ai nga dëshira që përfundimisht të mëson të vërtetën, “vetëm dua ta di se kush jam”- ka deklaruar Santiago Lara “ana financiare e gjërave nuk ka shumë rëndësi për mua. E di se kërkesa ime do të shkakton shqetësime të mëdha në Argjentinë por më duhët ta bëj këtë.