Shkup, 10 dhjetor – Mënjanohet problem me sistemin e alarmit në Gjykatën penale për çka u prolongua fillimi i proceseve gjyqësore për 27 prillin dhe rastin “Monstra”, transmeton koha.mk.
Gjykata themelore Shkupi 1 – Shkup, iformoi se në orët e mëngjesit në ndërtesën e re të gjykatës është paraqitur problem me sistemin e alarmit për të cilin pas kontrollimit u konstatua se bëhet fjalë për problem teknik që për më pak se 20 minuta është rregulluar.
“Për shkak të kontrollimit të sistemit procesi gjyqësore për rastin e 27 prillit të vitit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë, si dhe procesi gjyqësor për rastin Monstra që ishin caktuar për në ora 10:00 filluan me vonesë për çka palët janë informuar me kohë, dhe seancat për momentin po zhvillohen pa ndonjë problem, theksohet në kumtesën e Gjykatës themelore Shkupi 1 – Shkup.
Për shkak të alarmit është ndërprerë furnizimi me rrymë në gjykatë, ndërsa të punësuarit, të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre, si dhe ekipet e gazetarëve që kishin ardhur për të përcjellë seancat, kanë pritur para ndërtesës së gjykatës deri në mënjanimin e problemit.