Gjaku rrodhi rrugëve të Gostivarit. Vaji, piskama dhe tmerri lemeritës pushtoi qiellin e nxehtë të Gostivarit. Të rrahurit dhe të provuarit i dërgonin në polici dhe spitalin e Gostivarit. Spitali atë natë i ngjante spitaleve të fushëbetejave ku mjekët nuk mund të lidhnin plagët, ndërsa familjarët nuk mund të njihnin familjarët nga deformimet e dhunës
Nga Gajur RAMADANI
9 KORRIK, 1997. Mëngjesi agoi i zymtë. Çizmet policore shkelnin rrugëve të boshatisura përreth qendrës dhe ndërtesës komunale. Ndërtesa e komunës ishte bllokuar dhe nuk linin të hyjë njeri. Brenda i privuar nga liria ishte kryetari legjitim që ngriti flamurin shqiptarë para komunës. Flamurin e kishin ulur, e kishin hequr me forcën e bishave. Të hutuar, qytetarët pyesni çka ndodh. U kuptua se e kanë hequr flamurin shqiptarë, e kanë burgosur kryetarin dhe kryesuesin e këshillit komunal.
Revolta filloi që në orët e hershme. Në mëngjes pati një përballje me policinë dhe qytetarët ku qartë u vërejte se policia kishte qëllim, e qëllimi ishte shqiptarët të rrihet maksimalisht dhe të disiplinohen njëherë e përgjithmonë. Por, pushteti i atëhershëm e pati gabim. Gaboi rëndë, sepse shqiptarët jo se nuk u disiplinuan por vendosën për rezistencë edhe më të madhe. Turma e protestës rritej dhe zgjati tërë dinën. Qytetarët e mllefosur qëndruan para tytave të armëve me ballë lartë. U bënë titan i flamurit përmes protestës legjitime dhe demokratike, për të mbrojtur atë që është e shenjtë, flamurin kombëtarë. Protestonin duar thatë, pa armë pa dhunë pa sulmuar forcat policore.
Por, policia kishte qëllimin e vet. Priste shkakun e shkak nuk kishte për të sulmuar qytetarët e pafajshëm. Atëherë u hodh në sulm për ta shpërnda masën e tubuar, duke përdorur gaz lotsjellës, duke përdorur dhunën e paparë çnjerëzore. Rehen e plagosën qindra e mijëra shqiptarë. Dhunë brutale nëpër rrugë, rrugica bile edhe nëpër shtëpi, para familjarëve. Rrahën bura , pleq e fëmijë. Rrahën çdo njeri që arrinin në rrugë. Përdorën shkopinj gome, grushte e shqelma, grupe policësh rrihnin persona të vetëm.
Gjaku rrodhi rrugëve të Gostivarit. Vaji, piskama dhe tmerri lemeritës pushtoi qiellin e nxehtë të Gostivarit. Të rrahurit dhe të provuarit i dërgonin në polici dhe spitalin e Gostivarit. Spitali atë natë i ngjante spitaleve të fushëbetejave ku mjekët nuk mund të lidhnin plagët, ndërsa familjarët nuk mund të njihnin familjarët nga deformimet e dhunës. Por kjo nuk mjaftoi për bishat e paguara. Sollën vdekjen dhe zinë që mbuloi përgjithmonë tre familje shqiptare. Me plumb në gjoks u vra i riu Nazmi Saliu. U vra Shpend Iseini, mjeku që sapo kishte filluar karrierën e tij, ndërsa pas disa ditësh nga dhuna e ushtruar vdiq Milaim Dauti.
Nga dhuna e policisë muaj e vite më vonë kanë vdekur edhe shumë të tjerë, ndërsa me pasoja fizike dhe trauma lemëritëse ende ballafaqohen qindra e qindra qytetarë. Disa kanë humbur vetëdijen nga dhuna, qindra të tjerë shëndetin e disa janë përballë dhe përballen me sëmundje vdekjeprurëse si pasojë e dhunës shtazarake. Dhimbjen e madhe e duruan shqiptarët, por as u dorëzuan e as u disiplinuan. Ata vazhduan edhe më fuqishëm rezistencën për të drejtat e tyre që për më pak se katër vjet më vonë plasi lufta e 2001-shit në Maqedoni. Lavdi dëshmorëve të 9 korrikut. (koha.mk)