Shkup, 17 janar – Me minus 18 gradë të matura, më ftohtë sot në mëngjes ishte në Manastir. Nën zero janë matur në Shkup Petrovec, Lazaropole, Tetovë dhe Berovë Prilep -11,Strumicë -10 , minus nëntë në Demir Kapi, minus tetë Shtip dhe Kumanovë, Shkup, minus shtatë Shkup-Zajçev Rid, minus gjashtë Kriva Pallankë, Ohër dhe Pretor, minus tre në Gjevgjeli dhe zero në Dojran.
Gjatë ditës pritet që temperatura maksimale pritet të lëvizë prej një minus në nëntë gradë.
Borë më shumë ka në Mavrovë 57 centimetra, 37 në Lazaropole, 32 Topollçan, 27 Manastir, Ohër 26, Tetovë 19, Pretor 12, Prilep, tetë Strumicë, shtatë Berovë, Kriva Pallankë, gjashtë Demir Kapi pesë Shtip, katër në Vinicë.
Edhe paradite në vend mban mot i kthjellët dhe i ftohtë, vende-vende me vranësira mesatare. Frynë erë e lehtë perëndimore. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi perëndimor.
Në Shkup do të jetë mot me diell me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të arrijë në minus shtatë, ajo e ditës deri në katër grade Celsius.
Nesër dhe gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i vranët me mjegull nëpër lugina. Në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut, ndërsa në male kushte për borë. Më shumë reshje priten nga e marta.